Ibrahimovic: Tërheqja? Kam pak frikë, do vazhdoj sa më gjatë të mundem

by admin
Spread the love

Zlatan Ibrahimovic rikthehet të flasë për të ardhmen e tij dhe e bën nga grumbullimi i kombëtares suedeze, me të cilën po përgatitet për ndeshjet e Play Off-it të Kupës së Botës:

“Ndiej pak panik përpara perspektivës për tu tërhequr nga futbolli i luajtur. Me siguri që do të vazhdoj sa më gjatë të jetë e mundur, derisa arrij rezultate, por duke qëndruar mirë në fushë, pa vuajtur. Nuk dua të kem keqardhje kur të kem lënë futbollin, prandaj dua të çoj në maksimum karrierën time”, ka thënë sulmuesi i Milanit.

Ibra nuk e thotë hapur, por gjithçka mund të varet nga rezultati i ndeshjeve të Play Off-it. Suedia do të përballet me Republikën Çeke dhe në rast suksesi do të ndeshet në finale me Poloninë. Zlatan kërkon të udhëheqë kombëtaren drejt Kupës së Botës, Katar 2022, në të kundërt mund të mendojë edhe lamtumirën.

“Çfarë do të ndodhë më pas nuk e di, siç shkruaj në librin tim kam pak frikë. Një rol në futboll? Të shohim kur të vijë dita. Adrenalinën që ndjej, nuk do ta provoj më kurrë. Jemi programuar për tu zgjuar, stërvitur, për tu kthyer në shtëpi dhe për të pushuar. Kjo rutinë ka 20-25 vite që vazhdon, por një ditë kur të zgjohem nuk do të ketë asgjë para meje, do të jetë një impakt i bukur”, ka thënë suedezi.

Në fund një batutë sipas stilit Ibra, për ata që e pyet nëse ndjen trishtim tani që po afrohet fundi: “Mendoj se do të ketë një trishtim më të madh për ty që nuk do të më shohësh më të luaj. Duhet të kënaqesh tani, sepse nuk do të shohësh më kurrë diçka të ngjashme”. / Oversport.tv

You may also like