Ibrahimoviç rikthehet për herë të tretë te Milani, kësaj radhe si drejtues: ” Dashuria ime për kuqezinjtë nuk do të përfundojë kurrë

by admin
Spread the love

Zlatan Ibrahimoviç rikthehet te Milan për herë të tretë, këtë radhë, jo më për të zbritur në fushë, nuk do të jetë as në pankinë, por do të ketë rolin e këshilltarit. Pasi i dha lamtumirë futbollit të luajtur sezonin e shkuar, gjigandi suedez rikthehet sërish në Milano, por kësaj radhe si drejtues.

Ibra do të jetë konsulenti personal i presidentit Xherri Kardinale.  42-vjeçari do të pjesë e fondit “RedBird”, ndërsa mbetet për t’u kuptuar më qartë roli i tij te Milan, a do të ketë kontakte me ekipin apo çfarë suporti mund t’i japë trajnerit.

Jam jashtëzakonisht mirënjohës që u bashkohem si RedBird ashtu edhe AC Milan në këto role të rëndësishme dhe me ndikim. RedBird ka bashkëpunuar me disa nga atletët, ekipet dhe figurat sipërmarrëse më të mëdha në botë për të krijuar biznese me kuptim dhe Mezi pres të kontribuoj në aktivitetet investuese të pronave të tyre në sektorët e sportit, medias dhe argëtimit .

” Dashuria ime për kuqezinjtë nuk do të përfundojë kurrë dhe mundësia për të qenë pjesë e të ardhmes së tyre në një mënyrë kuptimplote është diçka që vetëm mund ta kisha ëndërruar. Unë i jam mirënjohës Karinales që ma dha këtë mundësi në dispozicion. E admirova shumë përkushtimin, pasionin dhe punën e palodhur që “RedBird” dhe menaxhmenti i lartë kanë treguar që kur morën klubin. Ky nuk është një vendim që e marr lehtë. Është shumë i rëndësishëm dhe personal për mua dhe familjen time.

Kam menduar gjatë dhe intensiv në hapat e parë të karrierës sime jashtë futbollit, dhe nuk mund të isha më i emocionuar për të filluar këtë rrugëtim si anëtar i “RedBird” dhe AC Milan. Për mua dhe familjen time, kjo është me të vërtetë një kthim në shtëpi, në klubin e dashur ku përfundova karrierën time si lojtar dhe tani po filloj kapitullin tim të ardhshëm ”, u shpreh Zlatan Ibrahimoviç pas marrëveshjes  së re me presidentin Xherri Kardinale.

PANORAMASPORT.AL

You may also like