Ibrahimovic pyetet për rikthim të mundshëm te Milani, kjo është përgjigja

by admin
Spread the love

Zlatan Ibrahimovic nuk dha shumë detaje kur u pyet se kur Milani do të njoftojë zyrtarisht për rikthimin e tij në klub.

Ibra ishte në mesin e të ftuarve të F1 GP në Las Vegas të shtunën mbrëma dhe foli shkurtimisht për “Sky Sport Italia” para fillimit të garës, transmeton Gazeta Express.

Mes tjerash, gazetarja Mara Sangiorgio e pyeti ish-sulmuesin se kur Milani do të njoftojë për rikthimin e tij në klub, pasi ai ka qenë në bisedime me Giorgio Furlani dhe Gerry Cardinale për disa muaj.

Por, ish-reprezentuesi suedez nuk zbuloi detaje – duke thënë se ende janë vetëm në bisedime.

“Të shohim, po flasim”, u përgjigj Ibrahimovic.

You may also like