Ibrahimovic: Çdo ditë po bëhem më mirë, më mungon fusha e lojës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zlatan Ibrahimovic mezi po pret të rikthehet në fushën e lojës dhe të jetë në dispozicion të Milanit dhe Stefano Piolit. Megjithatë, sulmuesi suedez nuk dëshiron të nxitohet dhe po ndjek me përpikmëri etapat e caktuara nga mjekët për t’u rikthyer nga dëmtimi.

“Jam duke ndjekur protokollin e rikuperimin dhe çdo ditë që kalon po përmirësohem. Milanit i mungon Ibra dhe Ibrës i mungon skuadra. Të jesh në fushën e lojës është diçka krejt ndryshe. Adrenalina, publiku, aroma e barit, duelet, të ndihesh i gjallë brenda fushës, kjo është ajo që më mungon”, u shpreh fillimisht Zlatan në intervistën e tij dhënë për Sportmediaset.

Për një lojtar si Ibrahimovic është shumë e vështirë të qëndrosh jashtë fushës, por ai e di shumë mirë se e vetmja mënyrë për t’u rikthyer në majë është t’i japë kohë trupit për të rifituar formën.

“Kur ndalesh në futboll është e pamundur që të gjitha ndjesitë që të ofron fusha t’i gjesh diku tjetër që siç kam thënë edhe herë të tjera janë shumë të vështira për t’i shpjeguar. Megjithatë, kur u operova mendova se rikthimi do të ishte edhe më i gëzueshëm dhe më i bukur. Për momentin nevojitet vetëm durim.”

Sapo të jetë gati për t’u rikthyer, qasja e tij nuk do të ndryshojë dhe roli i tij në fushë dhe në dhomat e zhveshjes do të mbetet ai i liderit dhe shembullit për lojtarët e rinj.

“Sfida është të bësh gjithmonë më shumë, unë nuk jam kurrë i kënaqur. Është e qartë që gjithçka është ndryshe nga sa ka qenë më parë. Dhjetë vjet më parë egoja ime ishte më e madhe se gjithçka, sot me përvojën, moshën dhe pjekurinë gjërat janë ndryshe. Kur u ktheva në Milano ishta më i vjetri nga të gjithë, nuk erdha këtu për të mësuar, por për të dhënë diçka më shumë. Për të përmirësuar skuadrën si kolektiv, por edhe individët gjithashtu”, u shpreh Zlatan Ibrahimovic. /oversport.tv

You may also like