Ibrahimi: Fakt që duhet të thuhet, në janar u futëm në Qeveri, në korrik nisëm bisedimet

by admin
Spread the love

Sekretari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, deklaroi sonte se hyrja e Alternativës në Qeveri, ishte për shkak interesave madhor strategjike. Ai tha se me vendimin e tyre, bisedimet me BE-në i filluan Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, dhe kjo sipas tij, nuk duhet harruar.

“Nuk është mirë që opinioni edhe i vendit edhe i huaj të mos e thotë këtë. Ne i dhamë deputetë kësaj qeverie u krijua stabiliteti dhe filluan negociatat. Ne nuk u futëm në Qeveri, duke folur se cili është kulaçi ynë. Sigurisht është edhe ajo pjesë por ishte mbi gjithash ishte një interes strategjik dhe një marrëveshje politike. Tash në kohën që jemi sot, a vlen kjo? Në kohën që thua ti se duhet futet edhe një partner në Qeveri. Unë e shtroj çështjen, se ajo i bie që duhet të kemi një marrëveshje të re. I bie se çfarë i bëjmë të vjetrës, para ta zgjidhim të vjetrën, nuk mund të bëjmë të re. Partnerët tanë nuk e kanë zgjidhur të vjetrën për të bërë një te re”, tha Ibrahimi.

You may also like