Ibrahimi: Eksponentët e BDI-së në garë për t’u dëshmuar se kush është më “podoben šiptar”

by admin
Spread the love

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar pas deklaratave të zv/kryeministrit të parë, Artan Grubi, i cili dje, deklaroi se tani “nuk është koha për heqjen e 20% nga kushtetuta”.

Ibrahimi shkruan se eksponentët e BDI-së janë në garë për t’u dëshmuar se se kush është më “podoben šiptar”, (shqiptar i ndershëm).

“Që të mos mbetet vetëm Talati kundër gjuhës shqipe, dje edhe Zllatani (sipas gjuhës që e flasin 20% – Artan) paska thënë se “nuk është koha për gjuhën shqipe”. Një garë për t’u dëshmuar se kush është më “podoben šiptar” (shqiptar i ndershëm).

Sidoqoftë, më duhet ta përsëris se ndryshimet kushtetuese mund të bëhen vetëm nëse në to përfshihet edhe emërtimi i gjuhës shqipe dhe lufta kundër korrupsionit. Në të kundërtën, më mirë mos t’ia fillojnë.

Veç më duket se ASH-ja paska me bë “gjithçka për gjuhën shqipe”. Kjo më ngjan në ato dyqanet “1 € gjithçka”, që pastaj shndërrohet në “1 € shumëçka”. Alo Taravari!”, ka shkruar Ibrahimi.

You may also like