Ibrahim Rugova i ka lënë disa ‘krimba’ në LDK, thotë Vllasaliu (VIDEO)

by admin
Spread the love

Këngëtari Sinan Vllasaliu ka qenë i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në Klan Kosova, ku ka shpalosur detaje e rrëfime ekskluzive nga jeta e politikës.

Vllasaliu tregon për simpatinë që e kishte ndaj ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Por, ka treguar edhe një të metë që Rugova e kishte, sipas tij. Ai thotë se Rugova i ka lënë disa ‘krimba’ në LDK.

“Për mua e meta më e madhe e Ibrahim Rugovës është që i ka lënë disa krimba në LDK që janë futur, por e di kur e ki dashunin ndonjëherë është problem pastaj edhe me vetveten, sepse ai aq shumë e ka dashtë, e folëm më herët kur tejkalohet partia tejkalohet çdo gjë dhe e ke… piramida, pavarësia dhe mbaron më muhabeti, nuk diskutojmë më asgjë. Mirëpo ato rrënime të brendëshme, kuvendet e LDK-së unë mendoj që Ibrahim Rugovës në këtë moment ose në kanarin e tij politik, i ka nënçmuar këta krimbat për të cilët po flas unë dhe ajo ka kushtuar. Ky është mendimi im dhe prapë mendoj që aty e ka pasur gabimin më të madh, se po te kishte organizuar partinë politike si është dashur mendoj që ndoshta edhe nuk iu ka kushtu rëndësi sepse ai, mendimi im, ai nuk është marrë me njerëz as që e kanë lavdëruar, e thatë shumë mirë më herët, as që e kanë sharë, por megjithatë në qoftëse merresh me politikë, ti duhet të kesh kujdes edhe nga kush po të bën gropën. Le ta bëj gropën në qoftëse ka argumente, por le ta dijë që po e di që po më bën gropën. A po e diskutojmë gropën? Eja ta diskutojmë gropën, a ke argumente për gropën? Ky është problemi. Unë mendoj që aty i ka kushtuar edhe i ka kushtuar pastaj. Unë mendoj që edhe sot është ajo”, ka rrëfyer ai.

Në këtë emision, Vllasaliu tha se Rugova ka qenë shumë tolerant edhe ndaj atyre që se kanë lejuar tolerancën. Ai thotë se kjo i ka kushtu shumë në politikë.

“Në qoftëse ti ke ndërtuar një shtëpi dhe e ke ndërtuar themelin, ti megjithatë e di ku është më i fortë, ku është më i dobët… Ka qenë tolerant për njerëz që nuk e kanë merituar tolerancën. Ne jemi të gabueshëm dhe jemi njerëz, toleranca është akti më i madh i njeriut. Falja dhe toleranca janë dy gjërat më të mira të njeriut, të shenjta në qoftëse i ke me vete e ai në politikë mendoj që ia ka mposhtur organizimi mendor e shpirtëror e gjithçka për këtë problemin e madhërishëm për Kosovën, por ka lënë shumë fryma të sillen në zhvillimet e rritjes së partisë, e pastaj të rënies”, tha ai.

Deklaratën e tij mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm:

Emisioni i plotë:

You may also like