IARC: Ushqimet industriale të lidhura me kancerin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës

by admin
Spread the love

ROME, 20 nëntor /ATSH-ANSA/ – Shumë ushqime hynë në dietat tona sepse janë të shijshme dhe të lehta për t’u përgatitur, por ushqimet ultra të përpunuara mund të kenë efekte negative shëndetësore.

Konfirmimi i fundit vjen nga një studim, i koordinuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), botuar në The Lancet Regional Health – Europe, i cili vërejti se ndërsa konsumimi i ushqimeve ultra të përpunuara rritet, rritet edhe rreziku i zhvillimit të njëkohshëm të kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

”Ushqimet ultra të përpunuara janë produkte të prodhuara në mënyrë industriale që përfshijnë përbërës të ushqimit të dekonstruktuar dhe të modifikuar, të rikombinuar me një shumëllojshmëri aditivësh”, shpjegojnë studiuesit.

”Përhapja e tyre është rritur në të gjithë botën dhe tani përfaqësojnë 50-60% të marrjes ditore të energjisë në disa vende me të ardhura të larta”, shtojnë ata.

Studimi analizoi të dhënat nga një projekt i madh kërkimor evropian i quajtur Epic (Vendet evropiane në Investigimin Evropian për Kancerin dhe Ushqimin) për të verifikuar nëse ekziston një lidhje midis konsumit të këtyre ushqimeve dhe multimorbiditetit, pra shfaqjes së të paktën dy sëmundjeve kronike: konkretisht, të paktën dy prej tyre: kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti.

Nga vlerësimi i të dhënave nga 266 mijë pjesëmarrës të ndjekur për mbi 11 vite, doli se për çdo rritje prej 260 gramësh në ditë në ushqimet ultra të përpunuara kishte një rritje prej 9% të sëmundjeve të shumta.

Rreziku, megjithatë, nuk është i njëjtë për të gjitha produktet: produktet dhe salcat me origjinë shtazore dhe pijet e ëmbla rrisin mundësinë për t’u sëmurur.

Përkundrazi, nuk është vërejtur rrezik për ata që konsumojnë produkte ultra të përpunuara me origjinë bimore. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like