Iago Aspas: Vetëm një penallti e katërt që ta gjuante arbitri mungonte

by admin
Spread the love

Celta Vigo u mposht nga Real Madrid, në një ndeshje ku u akorduan tre penallti dhe dy prej tyre u kthyen në gola nga sulmuesi Karim Benzema.

Pas ndeshjes është shfaqur i zhgënjyer Iago Aspas, i cili pranoi se dy penalltitë e para ishin (të dytën e priti portieri).

Rezervat e tij ishin për penalltinë e tretë, ndërkohë që nuk e kurseu edhe një thumb: “E vetmja gjë që mungonte ishte një penallti e katërt që ta gjuante vetë arbitri”. / oversport.tv

Foto: RC Celta English, Twitter

You may also like