Ia vë flakën veturës 300 mijë euroshe të Noizyt, thotë se Cllevio e pagoi

by admin
Spread the love

Një person ia ka vënë flakën veturës lukzose të Noizyt me vlerë 300 mijë euro.

i tregojnë momentin kur autori i dyshuar i djegies së makinës së Noizyt largohet me qetësi nga vendi i ngjarjes.

Zjarrvënia u regjistrua pak ditë më parë, ndërsa sot është konfirmuar lajmi nga BalkanWeb.

BË ka siguruar pamjet ku i riu Siar Konti, kishte udhëtuar nga Vlora drejt Durrësit për të kryer misionin e tij për të cilën thuhet se kishte marrë 2 mijë euro nga një tjetër këngëtar.

Sapo i ka vënë zjarrin makinës luksoze me vlerë gati 300 mijë euro, ai është larguar i qetë, me duar në xhepat e xhupit, pa nxituar aspak.

Kamerat e bizneseve në rrugë kanë qenë ato që e kanë kapur mat të riun, i cili ndodhet tashmë pas hekurave ndërsa ka rrëfyer krimin.

Ai në dëshminë e tij para policisë tha se ishte paguar nga këngëtari Kleviol Ahmetaj, i njohur me emrin e artit Cllevio, një kundërshtar i përbetuar i Noizyt me të cilin ka pasur disa konflikte.

You may also like