I zgjuar, të më dojë e respektojë dhe të jetë i pasur

by admin
Spread the love

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthjella është një nga personazhet më të komentuar për momentin në Shqipëri. Ditët e fundit po qarkullon lajmi se ajo do të jetë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. Edhe pse ajo nuk ka konfirmuar asgjë, modelja po kujdeset shumë për daljet e saj televizive gjatë kësaj kohe.

E së fundmi, Kejvina ishte e ftuar në emisionin e së shtunës në Top Channel, “S’e Luan Topi”, me Erjona Rusin, ku ka zbuluar shumë të pathëna. Ndër to, e pyetur se si e do burrin e ardhshëm, Kejvina u shpreh se ai duhet të ketë 4 karakteristika: të jetë dashur, i zgjuar, i respektueshëm dhe i pasur.

Të zgjuar, që të më dojë e të më respektojë dhe patjetër, pse mos të jetë i pasur? Kush nuk e do? Bëjnë kot të gjithë”- tha Kejvina, e cila e pyetur nëse do të ishte i bukur, por nuk do të kishte para, ajo u përgjigj se asaj i intereson personi. “Mua më intereson personi pikë së pari. Jam shumë emocionale dhe shumë e ndjeshme dhe nuk do e mendoja kurrë veten time që të isha në një lidhje thjesht për pasuri.

Në fillim dua që njeriu të jetë i përshtatshëm, të më dojë pastaj pjesët e tjera janë plus. Dasmën do e bëj në Shqipëri. Tradicionale, do e kall vendin. Jam shumë e lumtur me jetën që kam sot. Kam energji shumë pozitive dhe të mirë për të bërë shumë gjëra. Shpresoj të rikthehet Kejvina që ka qenë”- u shpreh Kejvina Kthjella pak ditë më parë në emisionin e së shtunës në Top Channel, “S’e luan topi”.

You may also like