I vetëm në garë për kreun e PD? Berisha: S’jam Rama që shpik rivalë

by admin
Spread the love

Në konferencën për mediat të ditës së sotme Sali Berisha është pyetur nga gazetarët lidhur me mundësinë e garimit për kryetarin e PD i vetëm. Ai  tha se nëse një gjë e tillë ndodh, kjo çështje do të zgjidhet me referendum, ndërsa theksoi se nuk është Edi Rama që shpik rivalë.

Pyetje :Nesër skadon afati i aplikimeve, a ju shqetëson fakti që s’keni kundërshtarë?

Berisha: I kam plotësuar dokumentat. Do t’i dorëzoj e do t’u drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit e dashurisë, e pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre. Nuk pajtohem me situatën që shqiptarët janë shndërruar në një komb që lindin fëmijë për emigracion. Do të jem lider referndar, i zgjedhur me referendum popullor, nuk ka garë më të fuqishme se kjo. Nëse të tjerë nuk marrin përsipër të kandidojnë për arsyet e tyre, i garantoj për një garë të ndershme e transparente. Nuk jam Edi Rama që shpik rivalë. Mbetet referendumi, më 22 maj në qoftë se zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve, nëse nuk zgjidhem i nënshtrohem verdiktit të tyre.

 

You may also like