I thua gjërat pss krahëve, kam parë ca dialogje…

by admin
Spread the love

Gazetarja e njohur shqiptare, Zhaklina Gjolla, e cila ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania 2, vendosi të lërë që në fillim këtë aventurë, duke hequr dorë nga programi. Mbrëmjen e sotme, e ftuar në spektaklin që transmetohet live në Top Channel, Zhaku rrëfeu edhe arsyet se pse vendosi të lërë shtëpinë, duke nënvizuar se kishin të bënin me ambientin toksik dhe negativitetin që ndjente brenda shtëpisë, si edhe përmendi sulmet e Olta Gixharit ndaj saj.

Ndër të tjera, nga ajo që tregoi në studio, Zhaklina rrëfeu se ka edhe hatërmbetje me disa nga banorët në shtëpi, duke dhënë edhe emra konkretë. Ajo tha se ka vënë re që disa prej tyre kanë folur pas krahëve për të kur Zhaklina la shtëpinë, duke përmendur emrin e Kristit.

Zhaklina: Mendoj që shumica e banorëve duken më bukur kur i sheh nga jashtë.

Kristi: Pse e the këtë?

Zhaklina: Ti dukesh bukur sa herë i thua gjërat nga prapa krahëve.

Kristi: Unë kisha merak për ty, pse e thua këtë.

Zhaklina: Kam parë ca dialogje… besoj që e ke vënë re që unë i harroj gjërat e këqija. Kristi ka fol me Oltën gjatë gjithë kohës.

Kristi: Dyshimi im kishte lidhje me ikjen tënde. Pra se çfarë problemi ka kjo vajzë. Se me Oltën unë kam gjetur kanal komunikimi të mirë.

You may also like