“I sillni vetëm për firmë, pa u diskutuar”, plas keq brenda PD-së, Edmond Spaho del kundër Lulzim Bashës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Debatet brenda Partisë Demokratike nuk kanë fund. Kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri me dije se brenda javës do të depozitojë në Kuvend kërkesën për ndryshime Kushtetuese, në Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore, por duket se këto ndryshime që do të kërkohen, nuk janë konsultuar me deputetët e kësaj force politike.

Në mbledhjen e grupit që u zhvillua sot me dyer të mbyllura, mësohet se Edmond Spaho është shprehur se amendamentet për ndryshimet kushtetuese nuk mund të vijnë vetëm për firmë, por duhet të vendosë Grupi Parlamentar dhe Këshilli Kombëtar i PD-së.

“Amendamentet për ndryshimet kushtetuese s’mund të vijnë vetëm për firmë, pa u diskutuar. Këtu duhet të vendosë Grupi Parlamentar dhe Këshilli Kombëtar”, ka thënë ai.

Spahos iu përgjigj menjëherë numri dy i PD, Gazmend Bardhi.

“Këtu ka një grup juristesh që kanë përgatitur materialin. Janë përgatitur nga juristet e PD-së, dhe do të diskutohen edhe ne komisionin e ligjeve (me anëtarët e PD-së). Grupi parlamentar vendos politikisht, ndërsa juristët vendosin teknikisht dhe profesionalisht. Kështu na i ke sjelle edhe ti këto materiale, vetëm për firmë”, u shpreh Bardhi.

You may also like