I shpallur në kërkim për vrasje,arrestohet në Rinas 22-vjeçari banues në Belgjikë

by admin
Spread the love

Policia Kufitare e Rinasit ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Holandës.

Mësohet se si rezultat i shtimit të kontrollit për verifikimin e dokumentacionit të qytetarëve në hyrje dhe në dalje, me qëllim kapjen e personave në kërkim, është ndaluar në Rinas shtetasi M.A., 22 vjeç, banues në Belgjikë.

Ky shtetas u kap në hyrje të Republikës së Shqipërisë dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit  të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Vjedhja me dhunë”, “Pastrim parash” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga Kodi Penal i Holandës.

Mësohet se i riu, i cili rezultonte në kërkim ndërkombëtar është dërgua në ambientet e paraburgimit të DVP Tiranë, në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./Opinion.al

 

You may also like