I shënoi gol kuqezinjve në duelin e Pragës, Çernji komenton shortin e Ligës së Kombeve: E dimë sa e pakëndshme është… Shqipëria

by admin
Spread the love

Vaclav Çernji i shënoi golin Shqipërisë në barazimin 1-1 që kuqezinjtë e Silvinjos regjistruar më 7 shtator në Pragë, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Vendasit kaluan të parët në avantazh pikërisht me Çernji në minutën e 56-të, ndërkohë që Bajrami në minutën e 66-të, i dhuroi një pikë të artë kuqezinjve.  

Ndërkohë ditën e sotme Çernji ka komentuar edhe shortin e Ligës së Kombeve, teksa golglat vendosën sërish përballë Çekinë me Shqipërinë në të njëjtin grup së bashku me Ukrainën dhe Gjerogjinë. Në prononcimin e dhënë pas shortit, futbollisti çek u shpreh:  

“Grupi do të jetë padyshim i balancuar, por ne do të dëshirojmë të luftojmë për ngjitjen. Ukraina qartësisht ka lojtarë të mëdhenj dhe do të jetë një kundërshtar i vështirë, i cili gjithashtu do të kërkojë të ngjitet. Ne kemi luajtur me Shqipërinë dy herë së fundmi, ne e dimë se sa të pakëndshëm janë. Na presin dy ndeshje shumë të vështira dhe të një cilësie të lartë. Gjeorgjia padyshim ka shumë individë cilësorë. Ata padyshim do të dëshirojnë të arrijnë rezultatet më të mira të mundshme në grup”, deklaroi Çernji.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like