I rritet ndjeshëm vlera e kartonit, tashmë Turam mund të quhet “thesar”

by admin
Spread the love

Nga zero në 70 në tre muaj e gjysmë. Markus Turam është shndërruar tashmë në thesarin e Interit dhe Inzagi nuk ngurron ta ekspozojë në çdo ndeshje xhevahirin e tij.

Sulmuesi vlen sot 70 milionë euro, kur mbërriti në verë me parametër zero nga Borusia Mënshengladbahu, kërkoi që në kontratën e tij të përfshihej një klauozlë 95 milionëshe. Asokohe disa nuk e konisderuan normale kjo kërkesë, madje disa thanë se ishte e tepruar. Sot nuk jemi larg nga kjo shifër, nëse Interi do ta vendoste hipotetikisht në merkato dhe sigurisht që merita primare është e francezit.

PARADIGMA – Markus është thesar, i nënshkruar nga drejtori sportiv, Piero Auzilio, i cili e ndoqi dhe e shoqëroi për dy vjet para se të mund ta vishte si zikaltër. Nënshkruan edhe Bepe Marota, i cili në fund të qershorit (në ditët kur Milani dukej se ishte i avantazhuar për mbërritjen e tij) nxitoi për t’i bërë një ofertë të lartë të pagës dhe për të marrë miratimin e lojtarit për t’u transferuar në Milanon zikaltër. Ndoshta duke kthyer kokën pas, Marotës mund t’i kujtohet goditja “Pogba”, ose ajo “Onana”, por pavarësisht kësaj ajo që vlen të theksohet është mjeshtëria e kryesisë zikaltër në parametrat zero. Kjo sepse si Turam dhe Onana nuk kanë mbërritur në këtë mënyrë si pasojë e viteve të tyre mbi shpinë siç ndodh rëndom, por kanë qenë protagonistë të rrëmbyer nga konkurrenca, falë projektit teknik të nivelit të lartë dhe sigurisht falë ofertës për një pagë më të lartë. Turam është paradigma e përsosur e asaj që Interi synon të bëjë, vlerësimin e një aseti nga çdo këndvështrim, ekonomik dhe sportiv.

NUMRA – Deri tani Markus është zhytur plotësisht në interizëm, deri në pikën që në festimet e tij përmend lojtarët e mëdhenj të zikaltërve të djeshëm, por edhe shokët e tij të sotëm. Për shembull, ai vuri duart në vesh si Mauro Ikardi dhe në Napoli rrotulloi fanellën e tij si Adriano. Ai përsëriti edhe festën klasike të anësorit bashkë me Dimarkon, por kur mori pushkën në stilin Lukaku, Lautaro i bëri jo me shenjë: ndoshta ishte i vetmi moment që “TuLa” nuk u kuptua. Duke lënë mënjanë gëzimin dhe festimet, ndikimi i francezit ka qenë fenomenal nga pikëpamja teknike, gjithçka rezultat i një vëmendjeje ndaj punës dhe një vëmendje ndaj detajeve që në shtëpinë e zikaltërve u ka bërë përhstypje të gjithëve, në të gjitha nivelet. Turam përmirëson ata që luajnë pranë tij dhe disa numra e mbështesin këtë. Në fillim janë 6 asistet e tij, si askush në Serinë A dhe më pas mund të numërohen 15 golat sezonal të Lautaros, që asnjëherë nuk e kishte nisur kaq mirë seoznin, meritë kjo edhe e francezit. “TuLa” është çifti i kampionatit dhe xhevahiri “Turam” fitoi edhe më shumë shkëlqim në duart e Inzaghit. Francezi mësoi shpejt një rreshtim, me të cilin praktikisht nuk kishte luajtur kurrë dhe për më tepër, mësoi përmendësh lëvizjet e një ekipi tashmë të konsoliduar.

NË VIDEO – Thuram është dy sulmues në një. Ai është sulmuesi i parë dhe i dytë së bashku, mbështet Lautaron dhe kërkon thellësi në të njëjtën kohë. Por, ende nuk i ka zbuluar të gjitha cilësitë e tij. Ndoshta kjo është arsyeja pse ai pëlqen të flasë me babin e tij Lilian pas çdo ndeshjeje, për të kuptuar se ku ka bërë mirë dhe ku duhet të përmirësohet. Një tjetër hap bën edhe me stafin e Inzagit, pasi siç tregojnë në Apiano mëson shpejt nga videot që analizuesit e ndeshjeve të klubit i vënë në dispozicion. Kështu, ai studion mbrojtësit me të cilët do të përballet në ndeshjen e ardhshme dhe vlerëson atë që ka bërë në ndeshjen e kaluar. Kjo është mënyra sesi mund të pushtohet shpejt Seria A dhe po ashtu, kjo po bën që vlerësimi të rritet shpejt në 70 milionë euro. Kështu Turam po hakmerret edhe ndaj atyre klubeve të mëdha që nuk kanë vënë bast për të me bindje. Çdo referencë për Bajern Mynihun dhe PSG-në nuk është thjesht rastësi, ndërkohë që Interi fërkon duart.

PANORAMASPORT.AL

You may also like