“I rrethojnë me tanke luftarake”, pse Izraeli po targeton vazhdimisht spitalet në Gaza? – Shqip

by admin
Spread the love

Lufta në Gaza vijon… Ushtria izraelite ka vendosur tanket pranë spitalit më të madh të palestinezëve. Mjekët dhe stafi mjekësor janë paralajmëruar të largohen, me ose pa pacientët.

Të Hënën ishte radha e spitalit “Indonezian” në Beit Laha të Gazës, atje ku mbetën të vrarë të paktën 12 persona, ndërkohë që pajisjet luftarake i afrohen çdo ditë e më shumë ambienteve të spitalit.

Mbi 6 javë konflikt dhe sulmet e Izraelit në spitale kanë qenë tejet intensive, megjithatë nuk mbeten mbrapa kampet e refugjatëve, shkollat apo kishat e xhamitë. Të paktën 21 nga 35 spitalet e Gazës janë krejtësisht jashtë shërbimit, e të tjerë janë të dëmtuar dhe kanë mungesë medikamentesh.

Të Dielën, 31 bebe të porsalindura u evakuuan nga spitali “Shifa” në Rafah, pas javëve të tëra që ushqeheshin me qumësht formulë të përzier me ujë të kontaminuar dhe pa inkubatorë. Të paktën 8 prej foshnjave kanë ndërruar jetë. Të Premten e kaluar po ashtu, tanket rrethuan të paktën 4 spitale të tjera. Në spitalin “Ibn Sina”, u arrestuan disa pacientë.

Por lind pyetja, pse Izraeli targeton pikërisht spitalet?

Zyrtarët në deklaratat e tyre theksojnë se po sulmojnë bazat e grupit të Hamasit dhe jo civilët, por e vërteta është ndryshe. Madje spitalin “Al-Shifa” e kanë cilësuar si qendër të kontrolluar prej terroristëve, në mënyrë që të arsyetojnë bombat e hedhura.

Sipas Omar Rahman, një nga përfaqësuesit kryesorë të Këshillit të Lindjes së Mesme për Çështjet Globale, sulmi ndaj spitaleve lidhet me disa arsye. Por, ajo kryesorja ka të bëjë edhe me ndikimin në psikologjinë e popullsisë palestineze.

“Palestinezët nuk janë askund të sigurt! Është një formë sistematike për të intimiduar masën në mënyrë që asnjë prej tyre të mos rezistojë”, shprehet ai.

Në mes të gjithë këtij kaosi, a ka një dritë jeshile nga Shtetet e Bashkuara për palestinezët?

Nëse SHBA nuk ushtron presion ndaj autoriteteve izraelite, këto të fundit do vijojnë me krimet e luftës. Sipas Trita Parsi, nënkryetare e Institutit “Quincy” me seli në Uashington “Izraeli po synon përveç spitaleve, edhe banesat e palestinezëve.” Ajo shton se Izraeli ka sigurinë se asnjë nga shtetet s’do ndërhyjë për aq kohë sa SHBA nuk bën një paralajmërim të fortë.

“Pozita globale dhe besueshmëria e SHBA-së po bie si rezultat i kësaj situate”, thekson ajo./tvklan.al

You may also like