I pakënaqur te Bajerni, shefat bindin talentin e sulmit

by admin
Spread the love

Matis Til ka mbetur një “mirazh” në urdhrat e Tomas Tuhel, ndonëse e nisi në mënyrë të shkëlqyer sezonin, ku golat u kthyen të “zakonshëm”.

Pavarësisht se ka pasur mungesë alternativash në fazën ofensive si pasojë e lëndimeve, Tuhel nuk e ka preferuar nga minuta e parë. Kjo panoramë ka sjell efekte edhe te talenti.

Përmes agjentit të tij, Gadiri Kamar, Til ia ka bërë të qartë shefave, se nëse situata do të mbetet e njëjtë, largimi në verë është i pashmangshëm.

Drejtori sportiv Frojnd dhe shefi i transferime Dresen, sipas “Bild”, e kanë bindur palën e 18-vjeçarit se ai është pjesë e rëndësishme e klubit për sezonin e ri. Til ka kontratë me Bajernin deri në verën e vitit 2027.

PANORAMASPORT.AL

You may also like