I mungojnë shumë lojtarë – Conte vë në funksion ‘pengesat’ në stërvitje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte është detyruar të përdorë ‘pengesat’ në stërvitje përpara ndeshjes së nesërme kundër Liverpoolit.

Tottenham ka reduktuar numrat për shkak të një shpërthimi të COVID në skuadër, me nëntë lojtarë që rezultuan pozitivë me Covid19 në javët e fundit.

Tabloidi britanik ‘Daily Mail’ raporton se Spurs kanë pasur vetëm rreth 10-12 lojtarë në dispozicion për seancat stërvitore, duke e detyruar ish-trajnerin e Interit të vendosë ‘pengesa’ në stërvitje për të bërë numrat.

Conte ka konfirmuar se Tottenhami është gati të luajë me Liverpoolin nesër pasdite, pavarësisht numrit të reduktuar, por është e qartë se përgatitjet e tyre për ndeshjen janë dominuar nga COVID.

Tre ndeshjet e fundit të Spurs u anuluan për shkak të shpërthimit, me ndeshjen e tyre të fundit që ishte një fitore 3-0 kundër Norwich City më 5 dhjetor.

You may also like