I mituri 10-vjeçar qëllon me armë ndaj policisë gjatë rrethimit në Chicago (fotot)

by admin
Spread the love

Një djalë 10-vjeçar në Chicago “në gjendje të trazuar mendore” është arrestuar pasi ka hapur zjarr ndaj policisë, gjatë një përplasjeje me forcat speciale pranë shtëpisë së tij, raportonin zyrtarët në SHBA.

Ata shtonin se sulmuesi më pas ishte arrestuar dhe dërguar në spital për vlerësime mendore pas incidentit të rëndë të së hënës në zonën Beverly.

Policia ishte thirrur për një trazirë të shkaktuar nga vetë fëmija në zonë, njoftonte rrjeti vendas ABC 7 Chicago.

Por kur erdhën oficerët, djali ishte duke qëndruar para hyrjes së tij, me një pistoletë në dorë që ua drejtonte atyre.

Policia tha se kishte qëlluar me plumba gome drejt shtëpisë, duke detyruar të voglin të futej brenda, kur dhe kishte qëlluar me armë ndaj tyre, sipas CBS Chicago.

Megjithse vetëm një e shtënë u raportua nga minoreni, ai kishte drejtuar disa herë pistoletën drejt oficerëve nga brenda shtëpisë.

Prej moshës së sulmuesit dhe gjendjes së dobët mendore oficerët kishin arritur ta neutralizonin me të shtëna shurdhuese dhe spraj djegës, njoftonte policia.

“Ai ishte një fëmijë, ne diskutuam se çfarë hapash të merrnim duke parë moshën dhe gjendjen e trazuar ku ndodhej,” tha kreu i policisë vendore Migdalia Bulnes.

Nuk pati të plagosur në incident, por zona u rrethua dhe u bllokuar për më shumë se një orë.

Arma që qëlloi gjatë përplasjes zotërohej ligjërisht nga pronari dhe besohet se ishte lënë e pasiguruar mirë në shtëpi prej tij, tha rreshteri Matt O’Shea.

Policia tha se po heton sesi 10-vjeçari arriti të kishte në zotërim armën.