I lumtur që u kualifikuam, por kemi ende probleme – Shqip

by admin
Spread the love

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka folur pas barazimit 1:1 me Kosovën.

Xhaka tha për mediat zvicerane se është i lumtur me kualifikimin, por se ende kanë probleme.

“Jemi të lumtur. Nuk ishte e garantuar se do të kualifikoheshim për herën e gjashtë. Natyrisht, nuk është mirë që kemi pranuar një gol tjetër”, tha Xhaka.

“Nuk i kemi shfrytëzuar rastet tona në ndeshjen me Izraelin. Momentalisht po duket se kundërshtarët shënojnë nga secili rast që krijojnë. Ne luajmë futboll të mirë dhe krijojmë shumë raste, por nuk fitojmë”.

“Jemi të pamposhtur, por disi ende ka probleme. Sonte nuk dua të flas për trajnerin. Unë luaj ku më vendos ai. Kjo është e tëra”, tha kapiteni zviceran pas ndeshjes.

“Dardanët” barazuan 1:1 kundër “helvetikëve” në “St Jakob Park”.

Të parët kaluan në epërsi zviceranët me Ruben Vargas.

Ndërkaq, golin e barazimit e realizoi futbollisti i Llapit, Muhamet Hyseni.

Ky barazim nuk i kryen punë Kosovës, për t’u kualifikuar në “EURO 2024”.

You may also like