I kuqi i Tomorit ndaj Chelsea, flet Mount: Nuk duhet të ndëshkohej

by admin
Spread the love

Milani u mposht në “San Siro” nga Chelsea në një sfidë që hapi shumë polemika për sa i përket arbitrimit. Një karton i kuq për Fikayo Tomorin dhe një penallti në favor të Chelsea “tërbuan” kuqezinjtë që e konsideruan gjykimin e sfidës si skandaloz.

Për këtë gjë ka folur edhe mesfushori me tipare sulmuese, Mason Mount i cili ishte edhe personazhi mbi të cilin Tomroi shkaktoi faullin e penalltisë dhe të kartonit të kuq. “E njoh Tomori prej kohësh, e kam shok dhe kam qëndruar pranë tij në këto momente. Ndjej keqardhje, sepse nuk mendoj se duhej të ndëshkohej.”

“A ishte penallti? Mendoj se po. Jam një lojtar i sinqertë, unë provova të shënoja gol ndërsa ai më ka tërhequr mbrapa, por më vjen keq për vendimin që u mor për të ndëshkuar Tomorin me karton të kuq.” /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like