I kërkuar nga 200 shtete, kreu i Sinaloas ia sheh sherrin fotos në Facebook

by admin
Spread the love

Brian Donaciano Olguin Berdugo – i njohur me nofkën ‘Pitt’ – u arrestua në një kompleks apartamentesh në qytetin Cali, në jugperëndim të kryeqytetit të Bogotas në Kolumbi, shkruan Daily Mail.

Berdugo, 39 vjeç, raportohet se ka mbërritur në Kolumbi në shkurt për të ndërmjetësuar marrëveshjet e kokainës me Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë në emër të kartelit të fuqishëm të Sinaloas, Meksikë.

Por pasi mbaroi marrëveshjet e tij, ai udhëtoi për në Cali dhe shpesh takohej me një modele e cila shpërndau një foto mes Berdugon në faqen e saj në Facebook, duke vulosur fatin e tij.

Lordi famëkeq i drogës është kërkuar në gati 200 vende dhe tani është arrestuar. Sherrin ia pa një fotoje të postuar nga modelja.

Dyshja thuhet se kaloi disa net në një apartament luksoz.

Mediat lokale kanë raportuar se trafikanti meksikan nuk ruhej aspak gjatë kohës sa dilte me modelen kolumbiane.

Madje, ajo e bindi të vizitonte pikën turistike të frekuentuar Cerro de los Cristales, ku u fotografua nën shoqërinë e saj.

Me të parë foton në Facebook, agjentët e Administratës Amerikane të Zbatimit të Drogës informuan Policinë Kundër Narkotikëve për vendndodhjen e të dyshuarit.

Përveç kësaj, kamerat e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar Jose Maria Cordova e kapën me një grua tjetër tërheqëse, sipas raportimeve. Më pas, oficerët e inteligjencës kolumbiane filluan ta ndiqnin Berdugon dhe, pas gati dy javësh vëzhgim, e arrestuan.

Rruga Press

You may also like