I kërkonte të hiqnin këmishat dhe i ngacmonte seksualisht, profesori pushohet nga puna

by admin
Spread the love

Një profesor në një kolegj në Maryland është pushuar nga puna për ngacmim seksual

Ai i kërkonte të paktën 11 studenteve të hiqnin këmishat e tyre gjatë mësimit në mënyrë që të mund të kontrollonte gjoksin e tyre.

Profesori i Kolegjit Montgomery gjithashtu dyshohet se komentoi trupat gjysmë të zhveshur të studentëve dhe e quajte një “demonstrim mjekësor”.

Menjëherë pas kësaj, studentët raportuan ngacmimin dhe shkolla e pezulloi nga puna dhe pas tre muajsh ai u pushua.

Në një përmbledhje të rastit, Zyra e Departamentit të Arsimit për të Drejtat Civile (OCR) citoi prova se profesori, emri i të cilit mbetet anonim, i kërkoi të paktën 11 studente që të hiqnin këmisha dhe të mbanin vetëm sytjena sportive.

Në një letër drejtuar Presidentit të Kolegjit Montgomery, Dr. Jermaine F. Ëilliams, OCR tha gjithashtu: ‘Pasi hoqën këmishat studentët veshin xhaketat e tyre laboratorike, por Profesori kërkoi që ata të hiqnin xhaketat e tyre.

OCR nuk e bëri të qartë se çfarë ‘demonstrimi mjekësor’ po bënte profesori, por deklaroi se ‘nuk ishte e nevojshme heqja e veshjeve, apo komentet për trupin.


Top Channel

You may also like