I kënaqur me zhvillimin e përgatitjeve – Shqip

by admin
Spread the love

BUNJAMIN SHABANI – TË JEMI SA MË TË PËRGATITUR PËR KAMPIONATIN

Kampioni aktual i Maqedonisë Veriut në futboll, Struga Trim Lum vijon  përgatitjet e fazes kryesore në Antalia të Turqisë ku krahas seancave  të rregullta stërvitore dhe dhe ndeshjeve kontrolluese do të kërkojë të ndërtojë fizionominë që kërkon strategu Shpëtim Duro.

Struganët së fundni kanë zhvilluar edhe ndeshjen e dytë kontrolluese kundër ekipit nga Polonia, Arka Gdynia, që ka përfunduar me barazim 1-1. Trajneri Shpëtim Duro ka komentuar përgatitjet e deritanishme në tokën turke.

“Kemi mbaruar javën e parë këtu në Antalia, sigurishtë se nëpërgjithësi jam i kënaqur  me punë, sidomos  këtu janë kushtet  jashtëzakonishtë të mira  nga  akumodimi por edhe të përditshmërisë. Skuadra po përgatitet mirë dhe  si  përfundim jam shumë i kënaqur deri në këtë moment me punën e skuadrës” – tha Shpëtim Duro, trajner i KF Shkëndija.

Edhe kapiteni i skuadrës kampione Bunjamin Shabani shprehet i kënaqur me  punën , kushtet dhe sidomos atmosferën në grup.

 “Normalisht jemi të kënaqur me fazën përgatitore në Antalia. Ekipi është duke  e  marrë ato ngarkesa që duhet përmes stervitjeve dhe ndeshjeve të bëjmë at që e kërkon stafi teknik. Është mirë që grupi i lojtarëve është i gatshëm që nëprmjet ndeshjeve të kapim formën dhe të jemi sa më të përgatitur për kampionat” – tha Shabani.

Deri në  fund të përgatitjeve në Antalia, Struga Trim Lum do të zhvillon  edhe dy  ndeshje kontrolluese me FC LKS Lodz nga Polonia dhe kundër FC Chernomorets Odesa nga Ukraina. /KlanMacedonia/

You may also like