I kemi dërguar ftesë Aleancës! – Shqip

by admin
Spread the love

Votat e Aleancës për Shqiptarët nuk janë për të eksperimentuar, por janë vota që duan ndryshimin. Kështu ka konstatuar në Klan Debat, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili shtoi se eksperimentet nuk i kanë bërë mirë ASH-së në të kaluarën. Sipas Kasamit, ka ardhur koha që në vend të krijohen dy blloqe politike shqiptare, ku qytetarët do të zgjedhin nëse duan ta përkrahin qeverinë apo duan ndryshimin me opozitën e bashkuar.

“Nuk mund të kërkosh vota për të përmbysur BDI-në dhe qeverinë e pastaj pas zgjedhjeve duke vrapuar për të shpëtuar qeverinë. O do të pozicionohesh qartë kundër BDI-së dhe nesër bashkë të formojmë qeverinë dhe BDI-në ta lëmë në opozitë që të reforomohet, ose do të dalësh bashkë me BDI-në dhe do ta përkrahësh si një koalicion me lista të përbashkëta”, tha Kasami.

Sipas tij, votuesit më shumë do ta vlerësojnë nëse ASH do të zgjedhë t’i bashkohet frontit opozitar se sa të garojë e vetme.

“Nëse do të dalë vetëm, besoj se do të jetë një debakël, ashtu si ndodhi në këshillin komunal të Tetovës. Pra, doli edhe pse para asaj kishte dy këshilltarë, pastaj mbeti me asnjë këshilltar”, tha Kasami.

ASH-së, sipas Kasamit, do t’i ndodhë “fenomeni i Tetovës” në shkon e vetme në zgjedhje.

“Atëherë nuk do t’i mjaftojë as Ziadin Selës e as Arben Taravarit që të japin dorëheqje. Vlerësoj se është momenti i fundit që të pajtohen dhe të vendosin në anën e votuesit të tyre. Në këtë rast po e theksoj se jo vetëm në mënyrë publike e përmes studiove televizive, por ftesa jonë për Aleancën ka qenë edhe jashtë studiove televizive dhe e dinë shumë mirë se si i kemi ftuar dhe po i ftojmë që t’i bashkohen frontit opozitar”, tha mes tjerash Bilall Kasami./KlanMacedonia

 

You may also like