I hodhi në erë hotelin, Irfan Hysenbelliu “shpërthen” ndaj Ramës: Fëmijët do t’i largoj nga ky vend se nuk bëhet me të, vetë do vazhdoj këtu

by admin
Spread the love

Pas hedhjes në erë të “Prestige Resort”, Presidenti “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, ka dhënë për herë të parë një prononcim për këtë akt, të cilin e quajti mediatik dhe personal ndaj tij nga kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh se fëmijët e tij i shkolloi në Londër, por i ktheu në Shqipëri për një shembull investimi në vendin e tyre.

Por pas aktit të sotëm, ai tha se ky sulm nuk e demoralizon dhe se do të ringrihet sërish, por nga ana tjetër,ai tha se tashmë u thotë atyre që të largohen dhe të investojnë në SHBA apo në Londër, ndërsa vetë ai do të qëndrojë këtu.

“Unë do vazhdoj këtu, fëmijët e mi erdhën këtu dhe kanë marrë një vendim që ata duan të investojnë bashkë me mua, por unë u them të ikin nga ky vend dhe të investojnë në vende të tjera. Me një njeri të tillë nuk mund të shkojë vendi para”, u shpreh Hysenbelliu.

You may also like