I grabiten stolitë e arit deri sa është operuar në Klinikën e Shkupit

by admin
Spread the love

Një paciente nga Shkupi ka bërë një denoncim në polici se dje derisa po kryente një operim në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup i janë vjedhur stolitë e arit, përcjell INA.

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje në ora 12:45 në SPB në Shkup, shtetasja me inicialet A.O.(48) nga Shkupi ka raportuar se në njërën nga klinikat ku paraprakisht ishte operuar, i janë vjedhur stolitë e arit.

MPB theksoi se janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit./ina

You may also like