I famshëm nga “Big Brother VIP”, Elgit Doda ka një përgjigje “për të gjithë skeptikët”

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur shqiptar, Elgit Doda, është një nga personazhet më të komentuar jashtë “Big Brother VIP Albania”, për shkak të mbështetjes së madhe që i ka dhënë aktorit, Donaldo Veshaj.

Ky i fundit, në bashkëpunim me Elgitin arriti të publikojë trilogjinë e këngëve: TL (Toxic Love), Ku je dhe FL (Fatal Love). Të treja këngët jo vetëm që patën sukses, por arritën një shikueshmëri shumë të madhe në “YouTube”.

Ditën e djeshme Klea Huta zhvilloi një intervistë me ndjekësit në “Instagram” dhe njëra nga pyetjet ka tërhequr më shumë vëmendje.

“A mendon dhe ti se Elgiti u bë i famshëm nga BBV??”– ka pyetur një ndjekës.

Klea u përgjigj duke thënë se “nuk duhet nënvlerësuar pasioni dhe përkushtimi i tij si dhe vuajtjet që Elgiti ka arritur për të qenë aty ku është sot”.

Por kjo gjë nuk mund të mbetej pa u komentuar as nga vet Elgiti, i cili ditën e sotme ka reaguar me anë të një ‘story’ në “Instagram”.

“Për të gjithë skeptikët. Llogarit bëjni vetë”- ka shkruar këngëtari në “Instastory” me një seri fotosh të bashkuara së bashku, ku tregon këngët që ka bërë para dy vitesh me miliona shikime.

Në këtë mënyrë ai e thotë hapur se famën e ka pasur para se të dilte në “Big Brother VIP Albania”.


You may also like