“I është cop*tuar shpirti, por…”, Arbana Osmani tregon se ç’ka ndodhur me Elhaida Danin

by admin
Spread the love

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani humbi në një aksident që rezultoi tragjik, dajën e saj. Kjo ngjarje e tronditi jashtë mase shumë artisten e njohur, por kjo nuk e ka penduar të vazhdojë e të ecë përpara e mos të dorëzohet.

Mbrëmjen e kaluar, Elhaida u shfaq në skenën e Pallatit të Kongreseve, aty ku prej tre netësh po mbahet edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës të Radio Televizionit Shqiptar. Ajo këndoi krah Gjergj Kaçinarit, pavarësisht dhimbjes së madhe në shpirt.

Pak para se të këndonin së bashku, gjatë prezantimit të tyre, moderatorja Arbana Osmani e falenderoi Elhaidën që iu bashkua Festivalit të Këngës, pavarësisht dhimbjes që po kalon, duke mos e zhgënjyer kështu publikun dhe fansat e saj.

“Nuk është një ditë e thjeshtë për të. Artistët ndodh që të jenë edhe njerëz, njerëz normal me një jetë normale. Ndodh që të detyrohen të këndojnë në një skenë, pak orë pasi ka ndodhur një fatkeqësi. Shpirti është coptuar nga një dhimbje e madhe, por artistët e mëdhenj si Elhaida nuk e zhgënjejnë publikun dhe paraqiten pavarësisht dhimbjes për të kënduar”, u shpreh Arbana Osmani.

You may also like