“I duhuri”, GDS artikull për Vojvodën: Sa më lumturoi Juric kur më tha “ushtari im”

by admin
Spread the love

Nga pronar i krahut të djathtë, ai është bërë i të majtit. Mërgim Vojvoda është rritur shumë dhe në Itali vlerësohet maksimalisht për atë që po jep te Torino. “La Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një artikulli, ku edhe dardani flet shkurtimisht.

Nga 22 nëntori, kundër Udinese, Vojvoda ka marrë rolin e titullarit në të majtë të mbrojtjes. Nga atahëre janë bërë shumë ndeshje dhe e radhës për Torinon është kundër Verona, skuadër së cilës i shënoi sezonin e shkuar.

Në stol ata kishin Ivan Juric, me të cilin tani Mërgimi po punon. “Në fillim të sezonit, Juric shpesh e thoshte gabim emrin tim. Ai më thërriste Megrim në vend të Mërgim.

Një ditë u kënaqa shumë kur trajneri më përqafoi dhe më quajti ushtarin e tij. Ai e kuptoi që unë jam dikush që jap gjithçka për ekipin”, rrëfen Vojvoda, ndërkohë që elozhe për të ka edhe nga trajneri kroat.

“Mërgimi është një djalë i veçantë, i jashtëzakonshëm. Si një futbollist ai u rrit në një mënyre të pabesueshme”, shton Juric, i cili dukshëm e vlerëson mbrojtësin e krahut, që është përshtatur shumë mirë edhe në të majtë.

Këmbëngulja e Vojvodës nuk ka mbetur pa u vënë re, sikurse edhe krosimet. Në Belgjikë ishte një nga ata që e bënte më së shumti diçka të tillë dhe po tenton edhe në Serie A të shërbejë sa më shumë për sulmin.

Vojvoda ka folur edhe për momentin kur mori ofertë nga Torino: “Më pëlqejnë klubet që kanë një histori të bukur. Kur më thirri drejtori Vagnati, menjëherë i thashë ‘po’, pasi historia e Toro më magjepsi”.

Torino është edhe një qytet i bukur dhe Mërgimi është munduar të vizitojë sa më shumë vende, sigurisht përparësi kanë pasur të veçantat. “Jam ngjitur në bazilikën e Superga me një shok. Aty e kuptova se mbajtja e fanellës së ‘granada’ është një nder”.

Mbyllja e artikullit të gazetës italiane, që e ka titulluar “Krosime, personalitet dhe ndihmë në mbrojtje: në të majtë Torino ka gjetur njeriun e duhur”, bëhet me një dëshirë të Vojvodës para ndeshjes me Verona. “Dua të lë një shenjë demi”, shprehet Mërgimi, i cili shpreson që ashtu sikurse vjet të shënojë. E sigurt që do e provojë… / oversport.tv

You may also like