I doli në krah Rusisë, Lewandowski e ndërpret bashkëpunimin me kompaninë kineze

by admin
Spread the love

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka ndërprerë bashkëpunimin me kompaninë “Huawei”, pas raportimeve se kjo kompani po ndihmon Rusinë të mbrohet nga sulmet kibernetike.

Pavarësisht se kompania kineze e telekomunikacionit mohon ka mohuar pretendimet se po ndihmojnë Rusinë të mbrohet nga sulmet kibernetike, sulmuesi polak nuk do të ketë më bashkëpunim me ta.

“Huawei shpreh keqardhje për përfundimin e partneritetit me Robert Lewandowskin. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë afatgjatë dhe i urojmë atij çdo sukses në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Kurse, agjenti i sulmuesit të Bayern Munichit, Tomasz Zawislak, për Interia Sport se prishja e marrëveshjes së sponsorizimit erdhi nga vendimi i Lewandowski dhe jo nga Huawei.

“Është e vërtetë. Sot vendosëm t’i japim fund bashkëpunimit të marketingut midis Robert Lewandowski dhe markës Huawei,” shpjegoi ai.

Kujtojmë se kapiteni i Kombëtares së Polonisë ka qenë një kritik i zëshëm i Rusisë dhe Vladimir Putinit, pasi ky i fundit urdhëroi ushtrinë ruse që të fillojnë sulmet ndaj Ukrainës

You may also like