I dhuroi Spanjës Kupën e Botës, ndërkohë që babai i saj kishte ndërruar jetë/ Olga Carmona: Pa e ditur kisha një yll lart

by admin
Spread the love

Heroina e Spanjës që i “dhuroi” ekipit Kupën e Botës për Femra, Olga Carmona, vetëm pak minuta pas ndeshjes mësoi se babai i sja kishte ndërruar jetë , ndërkohë që ajo luante ndeshjen më të rëndësishme të karrierës, finalen e Kampionatit të Botës. 

“Carmona, e cila shënoi golin e fitores së Spanjës kundër Anglisë, mësoi pak minuta pas ndeshjes për vdekjen e babait të saj”, tha në një deklaratë Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF).

“RFEF me keqardhje të thellë raporton vdekjen e babait të Olga Carmona-s. Lajmin e hidhur ajo e mësoi pas finales së Kupës së Botës. I dërgojmë përqafimet tona më të sinqerta Olgës dhe familjes së saj në një moment dhimbjeje të thellë. Të duam, Olga”, shtoi RFEF.

Në një postim të ngarkuar emocionalisht, Carmona e krahasoi babanë e saj me një yll që e shikonte nga lart, ndërsa ajo luante finalen.

“Dhe pa e ditur këtë, unë kisha Yllin tim që më shihte nga lart”, shkroi ajo. “E di që më dha forcën për të realizuar diçka vërtet unike. E di që po më shikoje sonte dhe se je krenare për mua. U prefsh në paqe babi.”

Edhe klubi i Carmona-s, Real Madridi, ka lëshuar një deklaratë ku shpreh ngushëllimet e tyre.

“Real Madrid CF, presidenti dhe Bordi i Drejtorëve janë thellësisht të pikëlluar për vdekjen e babait të lojtares sonë Olga Carmona. Real Madrid dëshiron të shpreh ngushëllimet tona dhe ngushëllimet e përzemërta për Olgën, familjen e saj dhe të gjithë të dashurit e saj. U preftë në paqe”, thuhet në deklaratë.

Goditja e minutës së 29-të të Carmona-s e shpalli Spanjën fituese të Kampionatit Botëror në futboll për femra pasi mposhti Anglinë me rezultatin 1-0.

Pas golit, Carmona ngriti fanellën për të festuar. Pas ndeshjes, ajo shpjegoi arsyen pse e bëri këtë “ishte për të nderuar nënën e shoqes së saj më të mirë që u nda nga jeta së fundmi”, ajo ende nuk e dinte që dhe babai i saj kishte ndërruar jetë.

 


Top Channel

You may also like