I dhuroi një trofe Fenerbahces pas shtatë vitesh, e duan në stolin e Brazilit

by admin
Spread the love

Jorge Jesus e mbylli përvojën e tij te Fenerbahçe duke fituar Kupën e Turqisë (mposhti këtë të diel 2-0 në finale Basaksehirin).

Klubi nga Stambolli nuk fitonte trofe nga vitit 2014.

Pas ndeshjes, trajneri portugez konfirmoi largimin e tij nga Turqia për të “përmbushur një ëndërr”. Kujtojmë se emri i Jorge Jesus është përflitet si një nga favoritët në garën për të pasuar Tite si trajner i Brazilit. Gjithashtu për të ka interes edhe përfaqësuesja e Arabisë Saudite.

“Fituam një trofe që Fenerbahçe nuk e kishte fituar prej shumë vitesh. Është një moment historik për klubin, për mua dhe për lojtarët e mi. Falënderoj presidentin për mundësinë që më dha për të ardhur në Turqi dhe për mënyrën se si më trajtuan.

E them këtë sepse është lamtumirë, nga sot nuk jam më trajner i Fenerbahçes. Unë ia kisha komunikuar presidentit disa javë më parë, që ai të kërkonte një trajner tjetër. Po largohem me një falënderim të madh popullit turk, përjetova një moment tragjik (tërmet) në këtë vend fantastik”, deklaroi portugezi.

“Ishte një proces që evoluoi me kalimin e kohës. Nuk është se nuk më pëlqen të jem këtu, përkundrazi, por kisha vendosur të prisja mundësi të reja dhe këtë do të bëj. Unë do të shkoj në Portugali, nuk kam vendosur asgjë me askënd. Shpresoj ta realizoj ëndrrën time, do të pres”.

 


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like