I dha fund lidhjes disa vjeçare, Lediani flet për herë të parë pasi konfirmoi dashurinë me Elhaidën

by admin
Spread the love

Historia e dashurisë që ka lindur së fundmi mes Elhaida Danit dhe balerinit të njohur, Ledian Agalliaj është komentuar shumë gjatë në mediat sociale. Çifti bëri publike lidhjen e tyre para një jave gjatë spektaklit të kërcimit ‘Dancing With The Stars’, ku këngëtarja është konkurrente.

Sakaq, pas shumë komenteve e reagimeve, në puntatën e mbrëmshme të spektaklit të kërcimit ka ardhur më në fund edhe reagimi i balerinit, i cili është i vetmi që nuk ka reaguar në këtë histori, pasi siç dihet, ai i ka dhënë fund një lidhjeje disa vjeçare. Lediani tha në spektakël se ndjenja e tyre është reale dhe se historia e tij ka përfunduar.

“S’e kam bërë nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë-njëri tjetrin dhe aq”, tha balerini në emision.

Ndërkaq, edhe vetë Elhaida Dani bëri një reagim tjetër pas atij të bërë dy ditë më parë në rrjete sociale. Ajo tha se dyshja nuk kanë thyer asnjë kod moral dhe janë të lumtur e ndihen me fat për këtë që ka ndodhur, pasi kjo gjë është e vërtetë.

“Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë.

Jemi të rritur të dy, nuk ka mundësi të mos kishim lidhje më para, nuk kemi thyer asnjë kod moral, jemi shumë të lumtur sot dhe ndihemi shumë me fat e jemi të lumtur që ndodhi këtu se duam ta kemi kujtim gjithë jetës dhe uroj të na lejojnë ta jetojmë. Kjo gjë është e vërtetë nga fillimi e deri kur të zgjasë. Disa gjëra duhet ti mbajmë edhe për vete”, u shpreh Elhaida Dani në ‘Dancing With The Stars’ në Top Channel.

You may also like