I dërgon para dhe avokatin e familjes, Nejmar ndihmon Dani Alvesh para gjyqit

by admin
Spread the love

Dani Alvesh do të njohë pas rreth një muaji fatin e tij, sa u përket akuzave për përdhunimin e një shtetaseje spanjolle. Prej më shumë se një viti, braziliani mbahet në një burg në Barcelonë dhe tanimë po afron data kur ai do të paraqitet para gjykatës për të mësuar nëse do të shpallet i lirë apo sa vite do të kalojë pas hekurave.

Zbulohet se atij tashmë i ka ardhur në ndihmë ish-shoku i skuadrës në radhët e Brazilit, Nejmar. “UOL” bën të ditur se familja e sulmuesit brazilian, i ka dalë në krahë duke e mbështetur financiarisht por edhe nëpërmjet këshillimit të avokatit të tyre.

Media braziliane ka zbuluar se nga llogaria e babait të Nejmar, i kanë kaluar Dani Alvesh 150 mijë euro si shumë që mund të paguhet për uljen e dënimit. Ai duhet ta bëjë këtë pagesë para gjyqit dhe duket se Dani Alvesh ka ndërmend të bëjë këtë hap, duke shpresuar në një dënim më të zbutur.

Përveç kësaj, në grupin e avokatëve që po merren me çështjen e ish-mbrojtësit, është edhe Gustavo Ksisto, avokati i besuar i familjes, i cili po përpiqet në të gjitha mënyrat që të ulë dënimin pasi prokuroria kërkon 9 vite burg për Dani Alvesh si dhe 10 të tjerë nën kontroll.

PANORAMASPORT.AL

You may also like