I dënuar për përdhunimin e një vajze shqiptare, ish-ylli i Milanit akuza gjykatave italianë: Janë racistë, kam parë episode ku…

by admin
Spread the love

Robinho nuk e pranon dhe kalon në kundërsulm.

Gjatë një interviste për TV Record, ish-futbollisti sulmoi drejtësinë italiane, e cila në vitin 2022 e dënoi përfundimisht me 9 vjet burg për përdhunimin e një vajze shqiptare: Kam luajtur për katër vjet në Itali dhe kam parë mjaft episode racizmi. Fatkeqesisht ndodh edhe sot. Ishte viti 2013, ne jemi ne 2024. Të njëjtit njerez që nuk marrin asnjë iniciativë për të luftuar racizmin janë ata që më dënuan mua. Nëse në vendin tim do të kishte qenë një italian i bardhë, do të kishte qenë ndryshe, nuk ka dyshim. Me sasinë e provave që kam, nuk do të isha dënuar.

“Kam parë mjaft racizëm kundër shokëve të mi të skuadrës, si Balotelli apo Kevin Prince Boateng”, këmbënguli Robinho. “Ata vuajtën shumë dhe kjo vazhdon ende sot. Çfarë bëri sistemi italian i drejtësisë? Asgjë”.

Për ish-lojtarin e Milanit këto janë ditë shumë të nxehta. Në fakt, më 20 mars, Gjykata e Lartë e Drejtësisë braziliane do të mblidhet për të vendosur nëse do të miratojë dënimin e Gjykatës së Lartë italiane dhe të përcakojë vendin ku do të vuajë dënimin, duke qenë se mes dy vendeve nuk ka marrëveshje ekstradimi. Sipas mediave lokale ka shumë gjasa që Robinho të përfundojë në burg, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që gjyqi të nisë nga e para në Brazil.

Pikërisht në këtë kontekst fjalët e tij u përhapën edhe në kanalet e tij sociale dhe synonin të kërkonin mbrojtje: “Marrja në pyetje u bë një vit pas aksidentit”, tha ai. “Ishte viti 2014 dhe nuk po flisja me njerëz të besueshëm. Filluan me një histori shtatzënie pastaj vazhduan se donin 60 mije euro nga unë. Reagova duke qeshur se isha indinjuar. Nuk zhvatën asgjë nga meje. E dija qe nuk kisha bërë asgjë, se nuk kisha lënë shtatzënë asnjë grua, thjesht doja të dilja nga ajo situatë, sepse isha 100% i sigurt se ata po përpiqeshin të më zhvatnin”.

Gjithashtu, vendimi për ta dënuar ishin disa audio në të cilat ai fliste se sa e dehur ishte vajza në qendër të historisë dhe se si ajo nuk mund ta mbante mend atë.

“Audiot ishin jashtë kontekstit, me njerëz që më ngacmonin, që donin të merrnin para. Unë po mundohesha të dilja nga një situate ku me zhvatnin para. Kur situata u acarua iu drejtova avokateve të mi. Në atë kohë kushdo që më kontaktonte po përpiqej të merrte diccka nga unë. Vajza bëri edhe testin e ADN-së”, tha më tej Robinjo.


Top Channel

You may also like