I dënuar me 20 vjet burg nga drejtësia italiane trafik narkotikësh, arrestohet Alket Hatija

by admin
Spread the love

Finalizohet operacioni policor i koduar “International”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

I dënuar me 20 vjet burgim nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në një hotel në Durrës, me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen dhe arrestimin e shtetasve në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, nga strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “International”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë këtij operacioni, është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, shtetasi:

Alket Hatija, 50 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar atë, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Shtetasi Alket Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë, për trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë periudhës 2003-2004, ky shtetas ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali. 50-vjeçari ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast).


Top Channel

You may also like