I dëmtuar prej tetorit, Napoli “buzëqesh” me rikthimin e Rrahmanit

by admin
Spread the love

Amir Rrahmani ishte jashtë fushave të blerta prej muajit tetor teksa vuante një dëmtim në tendinë, i marrë në ndeshjen ndaj Cremonese në transfertë.

Gjithsesi, për fatin e mirë të mbrojtësit shqiptar, por edhe Napolit, duket se tashmë më e keqja ka kaluar me 28-vjeçarin që është rikthyer në stërvitje dhe ka kryer një seancë të plotë së bashku me pjesën tjetër të grupit.

Trajneri Luciano Spalleti pritet që gradualisht ta bëjë pjesë të formacionit teksa mbrojtësi është një nga liderët e prapavijës së kaltër. Napoli këtë sezon synon të fitojë titullin kampion dhe është në rrugë të mbarë pasi kryeson Serie A me 41 pikë, tetë më shumë se ndjekësit e afërt të Milan ndërsa ndeshja e parë për vitin e ri do të jetë ajo ndaj Inter në San Siro.

Nga ana tjetër, kujtojmë se napoletanët janë të impenjuar gjithashtu edhe në Champions League, ndaj për trajnerin Spalleti është tejet e rëndësishme organika e plotë. Ky është sezoni i tretë për Rrahmanin me fanellën e Napolit i cili u transferua në vitin 2020 nga Verona.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like