I bëri ‘unfollow’ Luiz Ejllit, Efi reagon për herë të parë

by admin
Spread the love

 

 

Ditët e fundit janë rikthyer në qendër të vëmendjes personazhe të ‘Big Brother VIP Albania’. E gjitha nisi me Luiz Ejllin që ka hequr Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn nga lista e ndjekësve të tij në Instagram, e pasuar nga Efi që ka bërë “unfollow” fituesin.

Teksa nuk pati fillimisht asnjë reagim nga asnjëri prej tyre dhe nuk dihet se cfarë ka ndodhur midis ish-banorëve, Efi ka vendosur të thyejë heshtjen, duke reaguar për herë të parë lidhur me veprimin kundrejt Luizit.

“Duke qenë se u lodha shumë nga kjo historia e Bigut. Doja të ju thoja të gjithëve ju që më ndiqni për arsyet e juaja por që nuk jam unë arsyeja, atëherë me gjithë kënaqësinë e mundshme mund të më hiqni lirshëm sepse kam hallet e mia. Kam aq shumë gjëra në kokën time dhe po vazhdoj jetën time. Kjo histori vetëm po më hap barkun. Ju dua.”- ka thënë Efi.

You may also like