I alarmoi shërbimet e urgjencës se ka ndodhur një aksident në Veles, mesazhi i pazakontë në gjuhën angleze – Shqip

by admin
Spread the love

Në ora katër të mëngjësit një mesazh automatik i pazakontë arriti në numrin e telefonit 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave. Përmbajtja e mesazhit ishte se ka ndodhur një akisdent trafiku por në gjuhën angleze.

Në bashkëpunim me MPB-në, thirrja është lokalizuar dhe shërbimet kanë mbërritur në vendin e aksidentit, i cili ka ndodhur në territorin e fshatit Çaloshevë, tre kilometra larg magjistrales Veles-Shtip.

Pas nxjerrjes së personit të lënduar, ekipi mjekësor i emergjencës e ka dërguar në spitalin e Velesit, dhe më pas, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, është transferuar në klinikat kirurgjikale në Shkup”, thonë nga QMK

You may also like