Hysaj: “Nuk e ndjemë asnjëherë rrezikun nga Polonia, por ky është futbolli”

by admin
Spread the love

Elseid Hysaj, është i mërzitur me humbjen e Shqipërisë, pasi nuk e ndjeu asnjëherë rrezikun nga kundërshtari që në fund mori tri pikë në “Air Albania”.

“Ishte një rast ai që në ndëshkoi, nuk e meritonim të pësonin gol në atë moment pasi ishim duke luajtur më mirë në atë moment. Swederski ishte i freskët dhe i dha një më shumë ritëm lojës së Polonisë”.

“Por, unë besoj se kemi bërë ndeshjen më të mirë në këtë kompeticion. Jam i sigurt se kjo skuadër do të arrijë në nivele më të larta”.

“Asnjëherë nuk e kemi ndjerë rrezikun që Polonia do të na shënojë, por ky është futbolli, një rast dhe një top perfekt në zonë ishte me gol”. 

You may also like