Hysaj: Gabuam taktikisht ndaj Izraelit! Estonia, një test për të rinjtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrojtësi Elseid Hysaj foli për ndeshjen e kaluar ndaj Izraelit dhe gabimet që sollën humbjen, ndërsa tregoi se skuadra është e qetë dhe po përqendrohet për miqësoren me Estoninë.

“Trajneri ka të drejtë, sepse duke rishikuar ndeshjen, kemi bërë edhe gabime taktike dhe kjo nuk duhet përsëritur sepse jemi lojtarë që luajmë në kampionate të mëdha, jemi profesionistë dhe duhet të kemi më shumë personalitet në fushë dhe ta dimë ku mund të ketë rrezik dhe ku mund të mos ketë.

Ne ishim përgatitur që do kishim kundërsulme Izraeli, por ja që ndodhi përsëri dhe nuk ndihem shumë mirë. Ishte një ndeshje që e kishim ne në dorë dhe e humbëm për disa gabime taktike, nisur nga unë dhe gjithë skuadra. Uroj të përqendrohemi dhe të jemi gati për ndeshjen tjetër.

Miqësorja me Estoninë, përqendrimi për këtë sfidë? – Është pak e vështirë, por personalisht jam profesionist dhe kjo është puna ime. Duhet të jem gati për çdo ndeshje, për çdo moment që do trajneri që ne të jemi lojë. Jemi të qetë. Ka edhe disa prurje të reja në skuadër, që Reja do t’i provojë në këtë ndeshje dhe besoj se është gjë e mirë, pasi duhet të shohim edhe disa çuna të rinj që po stërviten dhe po ecin mirë”, ka thënë Hysaj. / Oversport.tv

You may also like