Hyri në stadium me armë në brez gjatë ndeshjes mes PAOK-ut dhe AEK-ut, dënohet me burg maniati ruso-grek

by admin
Spread the love

Presidenti dhe pronari i ekipit të Paok-ut të Selanikut, maniati ruso-grek Ivan Savvidhis, është dënuar me 8 muaj burg, me të drejtë pezullimi të vendimit brenda tre vitesh, nga Gjykata Penale e këtij qyteti.

Dënimi ndaj tij ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur në marsin e vitit 2018 kur ka hyrë në fushën e ndeshjes të stadiumit  “Toumba” të Selanikut, me armë në brez, në ndeshjen e shumëpërfolur të kampionatit të Superligës mes PAOK-ut dhe AEK-ut.

Biznesmeni u shpall fajtor – në shkallë të dytë – për veprën e “mbajtjes me dashje të një objekti që mund të shkaktojë lëndim trupor gjatë një ngjarjeje sportive”.

Me të njëjtin vendim (unanim) ai u shpall i pafajshëm për akuzën e hyrjes së paligjshme në stadium.

Gjykata vendosi të mos japë dënim dytësor ndaj tij, si paraqitja në polici  kur luan PAOK-u, pasi Savvidis ka disa vite që nuk jeton në Greqi dhe në gjyq u përfaqësua nga avokatët.  Vlen të përmendet se në gjyqin e shkallës së parë ai u dënua me 25 muaj burg, me kusht për tre vjet si dhe me tre vjet ndalim hyrjeje në stadium dhe 100 mijë euro gjobë.

Ngjarja në fjalë kishte shkaktuar reagime të mëdha në Greqi dhe jo vetëm, ndërsa vendi përballon ende fenomenin e dhunës së huliganëve brenda stadiumeve dhe jashtë tyre.

Vetëm para një viti 12 huliganë – tifozë të ekipit të Paok-ut – midis tyre edhe 4 shqiptarë, kanë vrarë 19 vjeçarin Alkis Kampanos, ndërsa gjyqi i tyre është ende në zhvillim.


Top Channel

You may also like