Hyri në Fontana di Trevi për të mbushur një shishe ujë, gruaja shkakton zemërim në publik

by admin
Spread the love

Dëmtimi i monumenteve historike dhe atraksioneve turistike duket se është bërë “modë” në Itali, pasi pak ditë pas dy incidenteve në Koloseum, një grua ka shkelur rregullat dhe ka hyrë në Fontana di Trevi, për të mbushur një shishe me ujë.

Nga video e publikuar në rrjetet sociale, shihet gruaja e paidentifikuar e cila ka injoruar plotësisht tabelat që tregonin se hyrja në shatërvan është e ndaluar.

Ngjarja ka ndodhur në muajin korrik, por video është bërë publike në 24 orët e fundit, ku tregon se pas këtij incidenti, menjëherë ka ardhur policia.

“E pashë dhe mendova se ishte çmenduri, kështu që fillova të bëj video”, tha burri që regjistroi gruan, duke shtuar se shumica e dëshmitarëve okularë ishin të befasuar nga sjellja e saj.

Pavarësisht tërheqjes së vëmendjes, gruaja u përpoq të bindte policinë se nuk e kuptonte cili ishte problemi, duke justifikuar veprimin e saj.


Top Channel

You may also like