Hynë në fuqi ndryshimet e Ligjit për aviacion, ndryshime tek operativa gjatë fatkeqësive ajrore

by admin
Spread the love

Hynë në fuqi dispozitat e reja ligjore nga fusha e aviacionit të cilat mundësojnë transponim të plotë të rregullativës së re të BE-së nga fusha e komunikacionit ajror. Kompetencat, aktivitetet dhe organizimi rreth gjurmimit dhe shptimit në aviacion kalojnë në Qendrën për menaxhim me kriza (QMK), helikopterët e MPB-së kthehen në regjistrin civil të parkut ajror të AAC, ndërsa parashihet edhe një burim i pavarur i financimit të autoriteteve të aviacionit civil.

Drejtori i AAC-së, Tomisllav Tuntev në bisedë për MIA-n sqaron se ndryshimet legjislative dhe zgjidhjet e reja janë në drejtim të avancimit të kushteve për zhvillim të aktiviteteve të aviacionit.

Rregullativën ajrore evropiane e krijon EASA – Agjencia e BE-së për siguri në komunikacionin ajror, me të cilën vendi ynë në vitin 2013 ka nënshkruar aranzhman të posaçëm pune – marrëveshje bilaterale, dhe nëa të mënyrë jemi obliguar se do t’i implementojmë të gjitha rregullativat evropiane në legjislaturën tonë. Obligimi ynë del edhe nga Marrëvehsja për formim të fushës së përbashkët evropiane të aviacionit, që Maqedonia e Veriut e nënshkroi me BE-në në vitin 2006. Ligji i ri për aviacion paraqet hap përpara në krijimin e kushteve dhe mundësive për transpozicion më të shpejtë, më të lehtë dhe më efikas të legjislaturës ajrore evropiane”, sqaroi Tuntev.

Siç thotë, QMK e mori operativën rreth gjurmimit dhe shpëtimit në aviacion.

Me ligjin e ri, helikopterët e MPB-së kthehen në regjistrin civil të mjeteve fluturuese të AAC-së. Pas organizimit të posaçëm intern shumëvjeçar, regjistirmit dhe mirëmbajtjes, certifikimi i helikopterëve policorë sërish është në kompetenca të AAC-së.

Ligji parasheh edhe mënyrë shtesë të financimit të AAC-së, përkatësisht edhe një burim të pavarur të financimit të autoriteteve të aviacionit civil. Ajo parasheh realizim të aktiviteteve mbikëqyrëse të AAC-së ndaj operatorit të aeroporteve dhe transportuesve, si subjekt i avio-industrisë nacionale.

Ligji i ri parasheh edhe përpunim dhe implementim të Planit nacional për përballje me dalje të padëshiruar dhe hyrje të paautorizuar të aeroplanëve (aircraft excursion and incursion) në sipërfaqet manovruse të aeroporteve. Plani duhet të kontribuojë për avancim të rëndësishëm të sigurisë së komunikacionit ajror në aeroportet e Maqedonisë së Veriut, sepse, sipas AAC-së, paraqet bazë pët preventivë nga incidentet, incidentet serioze apo fatkeqësitë e aeroplanëve në rrugicën e fluturim-aterimit dhe sipërfaqeve të tjera manovruse të aeroporteve.

MARKETING



You may also like