HUNGARI – Presidentja Novak jep dorëheqjen për skandalin e abuzimit seksual të fëmijëve

by admin
Spread the love

BUDAPEST, 10 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidentja hungareze Katalin Novak njoftoi sot pasdite dorëheqjen, pas presionit në rritje për faljen e një burri të dënuar si bashkëpunëtor në një rast të abuzimit seksual të fëmijëve.

Së fundmi u zbulua se Novak fali një burrë që ishte dënuar ligjërisht për ndihmë dhe nxitje në abuzimin seksual të fëmijëve dhe të rinjve.

Zbulimi shkaktoi protesta në rrugë dhe dënime nga ligjvënësit në të gjithë spektrin politik.

Njeriu i falur nga Novak ishte nëndrejtori i një shtëpie fëmijësh në Bicske pranë Budapestit.

Sipas një vendimi të gjykatës, ai i detyroi fëmijët të heqin dorë nga dëshmitë e tyre si viktima të abuzimit ndaj drejtorit të shtëpisë, në mënyrë që të shfajësonte shefin e tij.

Drejtori i shtëpisë u dënua me tetë vjet burg.

Zëvendësi i tij i falur u dënua me tre vjet e katër muaj burg.

Falja u bë në prill 2023, me rastin e vizitës së papa Françeskut në Budapest.

Kryeministri Viktor Orban paraqiti një propozim në parlament të enjten në mbrëmje për të ndryshuar kushtetutën hungareze, në mënyrë që në të ardhmen, kriminelët, krimet e të cilëve viktimat e fëmijëve, përgjithësisht të mos falen.

Pak para dorëheqjes së saj, e cila u shfaq në televizionin shtetëror hungarez, kreu i shtetit ishte kthyer herët në Budapest nga një vizitë zyrtare në Katar.

Novak mori detyrën në vitin 2022./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like