HUNGARI – Orban drejt fitores së mandatit të katërt

by admin
Spread the love



BUDAPEST, 3 prill /ATSH-DPA/ – Numërimi paraprak në zgjedhjet parlamentare të Hungarisë po tregojnë një fitore të partisë nacionaliste të djathtë ”Fidesz” të kryeministrit Viktor Orban.

Me 36% të votave të numëruara, Fidesz ishte qartë përpara me 58% të votave, sipas komisionit zgjedhor të vendit.

Aleanca opozitare “Hungaria në unitet” e udhëhequr nga Peter Marki-Zay ishte në 30%.

Pavarësisht se pak më shumë se një e treta e votave janë numëruar deri më tani, analistët tani po parashikojnë një shumicë komode për partinë e Orbanit në parlamentin e ri./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBalla publikon videon e deputetit të Ukrainës: Ushtria ruse po kryen krime lufte
Artikulli tjetërSERBI – Vuçiç drejt mandatit të dytë presidencial


You may also like