HUNGARI – Inflacioni rritet sërish

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 9 nëntor /ATSH-DPA/- Inflacioni i çmimeve të konsumit në Hungari regjistroi një rritje në tetor, mes rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe kostove të shërbimeve, ndërsa hendeku tregtar u zgjerua ndjeshëm në shtator krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të Zyrës Qendrore të Statistikave hungareze.

Inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit në 21,1% në tetor nga 20,1% që ishte në gusht. Ekonomistët kishin parashikuar një rritje prej 21,0%.

Inflacioni ka qenë mbi kufirin e synuar të bankës qendrore prej 2%-4% që nga marsi 2021. Kjo ishte hera e dytë që inflacioni rritet mbi 20% që nga viti 1996.

Një rritje prej 40,0% është regjistruar në çmimet e ushqimeve. Për shkak të ndryshimeve në rregulloret për çmimet e shërbimeve shtëpiake që hyjnë në fuqi nga 1 gushti, çmimet e energjisë elektrike, gazit dhe karburanteve të tjera kanë qenë 64,4% më të shtrenjta në tetor në krahasim me vitin e kaluar.

Konsumatorët paguanin 14,9% më shumë për produktet e qëndrueshme të konsumit. Në të njëjtën kohë, çmimet e pijeve alkoolike dhe të duhanit u rritën me 12,8%.

Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 2,0%, pas një rritjeje prej 41% në shtator.

Inflacioni bazë u rrit në 22,3% në tetor krahasuar me 20,7% një muaj më parë, niveli më i lartë që nga qershori 1996.

Ne terma mujore, çmimet bazë të konsumit u rritën me 2,2% pas një rritjeje prej 1,7%.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like